Ylli i Madridit: Duhet të kemi kujdes nga Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës është renditur në grupin A për fazën e eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ”Euro 2020”.

Në këtë grup, Kosova do t’i ketë kundërshtarë Anglinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Republikën e Çekisë.

Padyshim, ndër ndeshjet më interesante do të jetë mes Kosovës dhe Malit të Zi, dy shteteve të rajonit, transmeton IndeksOnline.

E për këtë përballje, tani ka folur edhe mbrojtësi malazez, që luan te Atletico Madridi, Stefan Savic, i cili i ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij.

”Nga vazoja e pestë, Kosova ishte skuadra më e mirë. Kanë lojtarë të rinj, dhe duan të përmirësohen vazhdimisht”.

”Do ta kemi mjaft të vështirë përballë tyre, pra duhet të kemi kujdes nga Kosova”, u shpreh Savic për mediat serbe.