Ylli i madh i NBA infektohet me koronavirus

Koronavirusi ka hyrë në një fazë të agravuar edhe në Amerikë, teksa presidenti Tramp ka marrë një sërë masash për të shkëputur lidhjet me vendet e prekura e më pas për të izoluar atë brenda vendit.

Gjithsesi koronavirusi për momentin është në avantazh dhe ka depërutar edhe në yjet e basketbollit amerikan.

Radhën e ka një nga më të mëdhenjtë e kësaj epoke, Kevin Durant.

Ylli i Brulkin Nets dhe fituesi i të gjitha çmimeve të mundshme në NBA ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe është detyruar t’i nënshtrohet analizave, që më pas kanë rezultuar pozitive.

Durant do i nënshtrohet menjëherë izolumit total për të evituar transmetimin e virusit në personat e tij të afërt dhe do ketë kujdesin e mjekëve në shtëpi.

Gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe kështu pritet të jetë, pasi fiziku i mirë i Durant e lufton në mënyrën e duhur Covid-19.