Ylli i Llapit e konfirmon: Jam në ditën e nëntë të karantinës, pasi kalova kufirin Kosovë – Shqipëri

Futbolli kosovar ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre.

Por, senzacioni i Llapit në këtë pranverë, Ersil Ymeri ka konfirmuar lajmin për gazetën se gjendet në karatinë, pas kalimit të kufirit nga Kosova në Shqipëri.

Ersil Ymeri (Foto: KF Llapi)

“Unë duke parë se kam ardhur nga Kosova për në Shqipëri, e kam të obliguar që qëndroj për 14 ditë brenda, ndërsa sot është dita e nëntë në shtëpi”, tha fillimisht Ymeri për Gazeta Olle.

“Jam duke e respektuar maksimalisht qëndrimin brenda dhe çdo udhëzim të vlefshëm. Kurse, stërvitjet po i bëjë rregullisht, duke mbajtur edhe formën që kisha”, shtoi ai.

“Aktualisht po më mungon fusha e blertë, por para shëndetit nuk duhet të vendoset asgjë. Shpresojmë të kalojmë sa më shpejtë këtë situatë dhe të rikthehemi aty ku e kemi lënë, në emocionet qëna jep vetëm futbolli”, përfundoj Ymeri.

25 vjeçari ka shënuar katër gola në edicionin pranveror në Superligë, ndërsa ka marrë rolin e liderit te skuadra e Llapit, pasi golat e tij vendosen fatin e disa ndeshjeve mjaft të rëndësishme./V.I – Gazeta Olle

Ersil Ymeri (Foto: KF Llapi)