Ylli i Liverpoolit largohet nga fusha e lojës duke qarë

Alberto Moreno u largua nga fusha e lojës duke qarë në ndeshjen e sontme të Liverpoolit.

Mbrojtësi spanjoll lëndoi kyçin e këmbës pasi bllokoi një goditje nga kundërshtari, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Trajneri, Jurgen Klopp nuk hezitoi dhe e zëvendësoi ish-anëtarin e Sevillas me James Milner.

Duke gjykuar në reagimin e Morenos, 25-vjeçari mund të mungojë për një kohë të gjatë.

DQZEISJXUAA8LGT

Ai u largua nga fusha duke qarë shkaku i dhimbjeve.

Ai do t’ju nënshtrohet testeve për ta kuptuar shkallën e lëndimit.

Kujtojmë se sonte Liverpooli e shkatërroi Spartakun me rezultat, 5:0. /Gazeta Olle/

DQZDOBNW0AAzIIM

DQY7P0tWsAAcR2T