Ylli i Kosovës tallet keq me fushën e stadiumit “Agron Rama” (FOTO)

Kosova është stërvitur edhe sot në stadiumin “Agron Rama”. Mesfushori Hekuran Kryeziu, ka kritikuar ashpër gjendjen e fushës.

“Ishte mirë [stërvitja], por i kemi dy-tre lëndime të vogla, ishalla nuk janë shumë të rënda”, u shpreh Kryeziu.

“Nuk është lehtë [të stërvitet] në këtë fushë, lojtarët janë mësuar në tjera fusha, mirëpo në këtë situatë jemi”.

Ndryshe, Avni Pepa, është lënduar në stërvitjen e sotme para ndeshjes me Turqinë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Pepa u lëndua pas një dueli me yllin e skuadrës, Milot Rashicën.

Mborjtësi i ekipit islandez, IBV, është larguar nga seanca stërvitore.

Por, lajm i mirë për Albert Bunjakin është rikthimi i mesfushorit Valon Berisha.

Ai po stërvitet i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, dhe po mundohet që të jetë gati për të dielën.

kosova stervitje