Ylli i Kosovës mes dy gjigantëve të Evropës

Një nga futbollistët më të dalluar të Kosovës padyshim është Donis Avdijaj.

Ai mund të largohet nga Willem II, derisa shumë skuadra kanë shfaqur interes për të, shkruan Gazeta Olle.

Ndër to janë Arsenali dhe Juventusi, që kanë shfaqur interes për yllin e Kosovës.

Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në kampionatin holandez.

Avdijaj ka qenë edhe më produktiv në Kupën e Holandës ku ka realizuar 4 gola në vetëm 3 ndeshje.