Ylli i Kosovës lëndohet pikërisht para dy ndeshjeve në Prishtinë

Valon Berisha ishte në rrugë të mbarë drejt rikuperimit nga lëndimi para ndeshjes kundër Parmas.

Kjo për shkak se reprezentuesi i Kosovës u rikthye në seancën stërvitore, megjithatë dje ish-anëtari i Red Bull Salzburg ka marrë një lajm katastrofal.

Krejt kjo për shkak se mesfushori kosovar nuk është stërvitur dje me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas “LaLazioSiamoNoi”, Berisha kishte shumë gjasa që të paraqitej kundër Parmës, por një gjë e tillë tani edhe mund të mos ndodhë.

Ndryshe, Berisha është duke vuajtur nga lëndimi muskulor që disa muaj, andaj mund që të mos ftohet edhe nga Kosova për dy ndeshjet e muajit mars kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.