Ylli i Barcelonës shumë pranë largimit, destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Italia

Rikuperimi nga një lëndim, i cili ju lë për një kohë të gjatë jashtë fushave të gjelbërta nuk është asnjëherë situatë e lehtë.

Rafinha nuk ka luajtur me Barcelonën që nga muaji prill i vitit të kaluar dhe aktivizimi është ajo që i duhet atij tani, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Por, kjo duket e vështirë për të Barcelona.

Me rikthimin e Ousmane Dembeles dhe me transferimin e Philippe Coutinhos, gjasat e Rafinhas janë tejet të vogla.

Rafinha

Kështu, Celta Vigo ka shprehur interesim pë Rafinhan. Lojtari ishte edhe para katër sezoneve i huazuar te kjo skuadër, kur e drejtonte Luis Enrique, dhe për të ishte përvojë e mirë.

Gjithashtu, mediat në Itali shkruajnë se edhe Interi i dëshiron shërbimet e anësorit të Barcelonës.

Interi, aktualisht është nëntë pikë larg vendit të parë dhe sipas Mediaset trajneri, Luciano Spalletti ka kërkuar transferimin e lojtarit.

Edhe Rafinha nuk do ta refuzonte këtë mundësi për shkak se Kupa e Botës, ”Rusia 2018” po afron dhe atij i duhet të luajë për ta fituar një vend në Kombëtare. /Gazeta Olle/

Rafinha