Yll Hoxha paralajmëron Prishtinën para sfidës që luhet sonte

Sot në “Fadil Vokrri” do të takohen dy rivalët e luftës për titull, Prishtina dhe Feronikeli.

Ky takim vjen pas rezultateve jo të mira për dy skuadrat në xhiron e fundit.

Me ndryshime në stol, Feronikeli kërkon këndellje pas humbjes me Ballkanin.

Futbollisti i njohur i kësaj skuadre, Yll Hoxha ka komentuar për gazetën sfidën e sotme ndaj Prishtinës.

“Kishim një fillim jo të mirë, e për këtë kishte faktorë të ndryshëm. Momentalisht atmosfera në klub është e mirë”, deklaroi Hoxha për Gazetën Olle.

“Për ndeshjen ndaj Prishtinës kam shumë besim në ekip, shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv nga ky takim”, shtoi ai.

Kampioni aktual, Feronikeli, pas 13 xhirosh gjendet në pozitën e shtatë me 19 pikë, dhjetë më pak se lideri aktual Ballkani. /Gazeta Olle/