Ylber Ramadani drejt Partizanit të Tiranës

Mesfushori i Dritës, Ylber Ramadani, mund të jetë transferi parë nga futbolli i Kosovës në kampionatin shqiptar, gjatë afatit kalimtar të janarit.

20-vjeçari që luan me Dritën dhe që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, pritet të kalojë tek Partizani i Tiranës, skuadër që po e kryeson momentalisht renditjen në Superligën shqiptare.

GazetaOlle.com, mëson nga burime të sigurta se menaxheri i mirënjohur shqiptar, Nexhmedin Haxhiu, është duke ndërmjetësuar kalimin e tij.

Olle ka provuar disa herë të kontaktojë me Haxhiun, por kontakti me të ishte i pamundur.

Ramadani dy vjet më parë ishte i lidhur edhe për një transfer tek Skënderbeu i Korçës.

Ai në gjashtë muajt e fundit luajti me Dritën, kurse në pranverë ishte pjesë e Prishtinës. Karrierën më të madhe e ka kaluar tek Ferizaj. Roli i tij në fushë është mesfushor defansiv. /Olle

ramadaniii

 

ramadanii