Yjet që nuk e fituan Kampionatin Botëror

Karriera e një futbollisti mundet të jetë e madhe edhe pa luajtur në ngjarje të mëdha me kombëtaret e tyre.

Shumë yje të mëdha botërore kanë pasur karrierë të madhe me skuadrat e tyre, por me kombëtaret nuk kanë mundur të lënë gjurmë.

Kjo pasi, vijnë nga kombëtare më pak të njohura, por edhe nga ato të mëdha, që nuk patën fat të luajnë në kampionate botërore sa ishin pjesë e tyre.

Disa nga ta janë, sulmuesi Andy Cole, i cili nuk luajt asnjëherë me Anglisë në një Kupë të Botës, ashtu sikurse edhe Eric Cantona me Francën dhe i madhi Alfredo Di Stefano, i cili edhe pse luajti me tri kombëtare, Argjentinën, Spanjën dhe Kolumbinë, nuk arriti të paraqitet në botëror.

Emra tjerë të mëdhenj që nuk arritën kurrë të luajnë në një botëror janë edhe Ian Rush dhe Ryan Giggs me Uellsin, George Weah me Libinë dhe George Best me Irlandën Veriore.