Yerry Mina, ndër lojtarët më të gjatë në La Liga

Barcelona e ka kompletuar edhe transferimin e dytë për këtë muaj.

Klubi katalunas ka konfirmuar se mbrojtësi nga Kolumbia ka nënshkruar për Barçën, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Kështu, ai do të jetë lojtari i dytë që vjen te Barcelona këtë muaj pas Philippe Coutinhos.

Megjithatë, Mina ka disa karakteristika të veçanta, apo më mirë të themi përmasa vjetore.

Mina

Ai do t’i ndihmojë mjaft mirë Barcelonës me gjatësinë e tij trupore.

Mina, saktësisht, është 1.95m i gjatë.

Dhe kështu, ai është njëri ndër mbrojtësit më të gjatë në kampionatin spanjoll.

Përkrah Gerard Piques, Barcelona do ta ketë njërën ndër mbrojtjen më të gjatë në La Liga, por ndoshta edhe më të mirën. /Gazeta Olle/

auto_mina1514362594