Xhudistja kosovare eliminohet herët në Botërorin për juniorë

Flaka Loxha nuk ka arritur të marrë medalje në Botërorin për juniorë që është duke u zhvilluar në Marrakech të Marokut.

Xhudistja kosovare në kategorinë 57 kilogramë ka nisur garën direkt në raundin e dytë ku e kishte mposhtur amerikanen Mariah Holguin, shkruan Gazeta Olle.

Por, në sfidën e radhës Loxha nuk arriti të kualifikohej më lartë pasi u mposht nga jugkoreanja, Mimi Huh.

Kurse, ende në garë është Laura Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, derisa të shtunën Shpati Zekaj garon në kategorinë deri 100 kilogramë.