Xhoxhaj fitoi turneun “Adem Jashari” (FOTO)

 Boksieri i kombëtares së Kosovës, Armend Xhoxhaj, shkëlqeu në turneun e 18-të më radhë ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari!”, që u mbajt në palestrën e sportit ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Ai është fitues i turneut prestigjioz që mbahet për nder të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Xhoxhaj, ndryshe boksier i Prizrenit, tregoi kualitetet e tija dhe me plotë meritë e mbrojti trofeun e çmueshëm.

I pranishëm në Palestër ishte edhe legjenda e boksit, Aziz Salihu.

boksii azizi