Xhiroja e 21 në mesjavë: Ja kur luhet Ballkani-Drita, Prishtina sërish në mbrëmje!

Xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në mesjavë.

Kësaj here terminët janë ndarë në dy ditë, duke filluar të mërkurën me katër ndeshje shumë interesante, shkruan Gazeta Sheshi.

Padyshim, ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës së Gjilanit.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” e presin kampionin aktual Feronikelin.

Gjithashtu edhe dy ndeshje tjera zhvillohet të mërkurën, Trepça ’89 e pret Llapin.

Kurse e vetmja ndeshje që fillon në ora 17:00 është ajo në Stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Prishtinës dhe Ferizajt.

Ndërsa edhe të enjten na presin dy ndeshje interesante, Drenica – Flamurtari dhe Vushtrria – Dukagjini.

IPKO SUPERLIGA 

E mërkure – 4 mars

13.00 Ballkani-Drita

13.00 Gjilani-Feronikeli

13.00 Trepça ‘89 –Llapi

17.00 Prishtina-Ferizaj

E enjte – 5 mars

13.00 Drenica-Flamurtari

13.00 Vushtrria-Dukagjini

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)