Xhiroja e 13-të mbyllet në Gjilan

Sot në Stadiumin e Qytetit në Gjilan zhvillohet ndeshja përmbyllëse e xhiros së 13-të të Raiffeisen Superligës, ndërmjet skuadrës së Dritës dhe Feronikelit.

Gjilanasit vijnë të motivuar pas fitores në derbi ndaj rivalit lokal 2:0, ndërsa Nikli udhëton pas triumfit në shtëpi ndaj Prishtinës, 3:1, andaj loja në fushë pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja do të fillojë në ora 13:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Artan Tahiri.