Xhimshiti vjen me autogolin e vitit

Mbrojtësi shqiptar, Berat Xhimshiti, ka shënuar një autogol qesharak në humbjen që Zurichu i tij sot pësoi nga Baseli.

Xhimshiti realizoi golin e pestë të fitores 5:1 të Baselit dhe atë në mënyrë tejet qesharake.

Ai e pasoi topin tek portieri i tij, por reagimi i ngathët i këtij të fundit bëri që ai të shënonte autogol.