Xhevdet Shabani te Besa e Pejës, ky trajner reagon fuqishëm për transferet e Besës

Besa e bën transferimin më të madh në afatin kalimtar. Klubi pejan ka arritur marrëveshje me anësorin e Dritës, Xhevdet Shabani.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “GazetaOlle.com” nga burime brenda klubit pejan.

Olle mëson se kontrata e Shabanit është 1-vjeçare, ndërsa zyrtarizimi nga ana e Besës do të bëhet gjatë orëve në vazhdim.

Trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, duket se nuk i ka pëlqyer ky lajm teksa ka bërë një postim edhe në rrejtin socail ‘Facebook’ ku ka shkruar:  Nuk po i kuptojë skuadrat ne Kosovë dhe sidomos mengjimin e tyre ende pa perfundu pjesa e mbetur e barazhit (Pllejofit) Zyrtarizojnë lojtar që ende kanë ndeshje vendimtare me skuadrat ku ishinë për ni vitë radhazi dhe nuk ka as pak të bëjë me etiken sportive të futbollit …”

Kujtojmë se skuadra e Dritës do ta zhvillojë ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë me Flamurtarin. /Olle