Xhevdet Shabani nuk iu ndahet turnireve të futbollit të vogël, merr pjesë në turneun e Ramazanit në Prizren

Xhevdet Shabani vazhdon të luajë në turnire të ndryshme të futbollit të vogël.

Njëri prej futbollistëve më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, assesi nuk heq dorë nga turniret e futbollit të vogël.

Gazeta Olle ka siguruar pamje ku Shabani shihet duke luajtur në një turnir të mbajtur në Prizren.

Anësori i Dritës ka marrë pjesë me ekipin e tij në turneun që u mbajt në muajin e Ramazanit.

Kujtojmë që herët e kaluara, Shabani ka luajtur në turnire të tilla edhe gjatë kohës kur po zhvillohej kampionati kosovar. /Gazeta Olle/