Xhevdet Shabani injoron keq Gjilanin

Xhevdet Shabani nuk e sheh rival Gjilanin në stinorin pranveror të Vala Superligës.

Anësori këmbëshpejtë i Dritës thotë që për titull do të luftojnë pesë skuadra, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Drita, Llapi, Prishtina, Trepça ’89 dhe Feronikeli. Këto janë skuadrat që do të luftojnë për titull deri në fund. Kemi ekip të mirë dhe mund ta mbyllim sezonin në vendin e parë”, tha Shabani për Dukagjinin.

“Jemi në pozitë të mirë edhe në Kupën e Kosovës. Besoj që në fund të sezonit do të fitojmë njërin nga dy trofetë”.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Po punojmë intensivisht dy herë në ditë”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

xhevdet shabani derbi