Xherdan Shaqirit i humbi telefoni kur shkoi në Inter

Xherdan Shaqiri flet për Interin dhe të ardhmen e tij. Ai në një intervistë të gjatë për ‘Blick’ të Zvicrës tregon për kohën e vështirë që po kalon tek Interi.

Madje zbulon edhe shumë gjëra të pathëna ndonjëherë. I pyetur se cilat fjalë i ka mësuar italisht ai thotë: “Bene bene (mirë mirë), por di edhe të tjera”.

Njëra nga përgjigjet interesante që mori gazetari ishte ajo nëse mbanë ende kontakte me lojtarët e Bayernit. “Jo, nuk mbajë sepse më ka humbur telefoni dhe më kanë humbur numrat e telefonit”.

Por mes femrave e veturave, ai zgjedh diçka tjetër që i pëlqen në Itali. “Ushqimi më pëlqen, por më shumë do të doja ta kisha nënën në kuzhinë”, thotë ai.

Ai flet për thashethemet për një largim të mundshëm.

“Unë isha lojtari që ata deshën. Deri tash kam luajtur vetëm gjysmësezoni me Interin dhe nuk më vjen keq që e lashë Bayernin në dimër”, thotë Shaqiri, përcjell GazetaOlle.com.

Ai tregon marrëdhëniet që ka me mandatin e Interit, Erick Thohir. “Unë mendoj se do të ketë ndryshime, por kjo nuk ka të bëjë me mua. Me Thohirin shihemi shpesh, na viziton dhe na tregon në lidhje me ëndrrat e tij, ambiciet etj. Për t’iu kthyer sukseseve duhet kohë. Mbi të gjitha kemi nevojë për lojtarë të rinj”, shtoi Shaqiri.

Xherdani tregoi ambiciet e tij me zikaltërit. “Ne duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve, edhe pse të jesh në garat evropiane është e vështirë. Këtë herë do të ulem pranë TV dhe do ta shoh Ligën e Kampionëve”. (Gazeta Olle)