Xherdan Shaqiri uron Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Mesfushori nga Kosova përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, ka uruar për këtë muaj të veçantë të besimtarëve mysliman.

“Urime muaji i Ramazanit”, ka shkruar Shaqiri bashkangjitur me një foto interesante në profilin e tij zyrtar.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri kishte një impakt të jashtëzakonshëm te fitorja e fundit e Liverpoolit 3:2 ndaj Newcastles.

Pas inkuadrimit në lojë, mesfushori gjilanas asistoi te goli i fitores i shënuar nga Divock Origi.