Xherdan Shaqiri qeshet kur pyetet për Liverpool, e pranon këtë fakt

Xherdan Shaqiri është njëri nga objektivat kryesor të Liverpoolit për të përforcuar skuadrën, sidomos pas dështimi të transferimit të Nabil Fekir.

Poashtu edhe kosovari është në kërkim të një skuadre të re, pasiqë klubi i tij aktual ka rënë në ligën e dytë të Anglisë, Championship.

Para ndeshjes me Japoninë që është zhvilluar mbrëmë, ai është pyetur se nëse ka vendosur për të ardhmen e tij.

Gazetari më pas ka pyetur Shaqirin se a i ka pëlqyer stadiumi Anfiled.

Ai ka qeshur dhe është përgjigjur: “Po më pëlqen është stadium i bukur”. Në pyetjen e radhës se a i pëlqen Liverpooli dhe se mediat në Angli kanë raportuar se është afër këtij klubi, ai përsëri ka qeshur dhe i është drejtuar gazetarit: “Pse po më pyet për Liverpool…agjenti im kujdeset për të ardhmen time dhe për momentin jam i fokusuar tek Kombëtarja”.