Xherdan Shaqiri ndërroi 11 klube për 14 ditë!

Xherdan Shaqiri ndërroi 11 klube për 14 ditë. Kështu dukej në bazë të raportimeve të mediave të huaja, kryesisht ato italiane.

E përditshmja zvicerane Blick, ka përmbledhur të gjitha klubet në të cilat u transferua Shaqiri, por që asnjëherë nuk ndodhi ngjyra e zezë në të bardhë.

Dy klubet më konkrete për të ishin Stoke City, të cilën e refuzoi Shaqiri, kurse tani është afër kalimit te Schalke 04 e Gjermanisë. Me këtë të fundit po zhvillohen bisedimet.

Krahas tyre, më posht lexojeni edhe 9 spekulimet tjera.

 

GJERMANI

Spekulimi nr.1: Wolfsburgu në Gjermani ishte i pari në të cilin u “transferua” Xherdani. Mediat italiane e shkëmbyen atë me sulmuesin Ivan Perishiq.

Spekulimi nr.2: Hoffenheim. Derisa ishte një hap afër Ëolfsburgut, në garë hyri edhe Hoffenheimi. Mirëpo, me këta nuk kishte ndonjë kontaktë.

 

ANGLI:

Spekulimi 3: Tottenham. Me këtë skuadër Shaqiri flitej se do të këmbehej me Erik Lamelan.

Spekulimi 4: Evertoni. Duket se ata ranë dakord me Interin, ashtu si edhe Stoke City, mirëpo, Shaqiri nuk tha as Po as Jo.

Spekulimi 5 dhe 6: Gazeta “Metro” e Anglisë bëri të ditur për interesimin e Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

 

SPANJË

Spekulimi 7: Atletico Madrid: Spanjollët e donin atë në dimër, por gazeta AS shkroi se ai është synimi i Atleticos edhe këtë verë.

 

TURQI/RUSI

Spekulimi 8 dhe 9. Galatasaraj dhe Zenis St.Petersburg. Turqit (sipas gazetave në këtë vend) dëshiron të marrin Shaqirin. Mirëpo, në garë ishte edhe Zenit St. Petersburg. Marrëveshje nuk pati.