Xherdan Shaqiri drejt thyerjes së një rekordi

Xherdan Shaqiri ëshë në rrugë të mirë të thyejë një rekord në Zvicër. Ai po shkon rrugës së thyerjes së rekordit të Alexander Freit për më së shumti ndeshje të zhvilluara dhe gola me Zvicrën.

Xherdan Shaqiri deri më tani ka zhvilluar 46 ndeshje me Zvicrën, duke shënuar 17 gola. Rekordmeni Frei ka 84 ndeshje, ndërsa fanellën e Zvicrës e “dorëzoi” me 32 vjet.

Shaqiri momentalisht është 24-vjeçar dhe sipas 20min.ch, ai është në rrugë të mirë t’ia thyej rekordin Freit, pasi këtë shifër të takimeve e ka arritur për vetëm 5 vjet.

“Ka edhe shumë kohë për të zënë Frein”, tha Shaqiri. “Por jam ende i ri. Të bësh asiste dhe gola është gjithmonë mirë. Jam i lumtur që po mund të ndihmoj ekipin. Fitorja ndaj Lituanisë ishte e rëndësishme për rrugën drejt Francës”, shtoi Shaqiri.

Në pesë ndeshjet e fundit ai ka shënuar pesë gola me Zvicrën.