Xherdan Shaqiri: Do të bëhem budalla, nëse e them këtë tani

Xherdan Shaqiri nuk mendon se si dhe ku do ta mbyll karrierën. Të paktën tani, në moshën 25-vjeçare, një gjë e tillë as që i shkon në mendje.

“Me 25 vjet, do të thoja se jam budalla nëse e them që tani se do ta mbyll karrierën në Stoke”, deklaroi Shaqiri për “Daily Mirror”, raporton Gazeta Olle.

Edhe pse po kalon momente të mira me Stoken, ai thekson se ka kohë për përfundimin e karrierës.