Xhemaili largohet nga Genoa?

Bologna është në kërkim të një përforcimi në mesfushë. 

Dhe, pasi është tërhequr nga interesimi për Ramirez dhe Obiang, klubi ka kthyer vëmendjen tek mesfushori i Genoas, Blerim Xhemajli, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, me një kusht, Bologna e kërkon Xhemajlin në formë të huazimit pa të drejtë të obliguar.