Xhemaili dedikim special për ditëlindjen e Erjonës (FOTO)

Mesfushori me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortes së tij, Erjona. Bukuroshja shqiptare që u vlerësua si më e bukura në finalet e Europianit ka festuar përvjetorin e lindjes me familjen e saj.

Futbollisti i Bolognës ka postuar një foto duke e shoqëruar edhe me urimin:

“Kjo është një ditë speciale! Është dita jote! Gëzuar ditëlindjen tënde e imja dhe e vetmja. Je gjithçka për mua, shoqja ime më e mirë, personi që më bën të lumtur gjithmonë, personi që më ka dhënë dhuratën më të bukur në planet. Faleminderit për gjithçka që bën për mua dhe për djalin Luanin. Do të mundohemi të të bëjmë gjithmonë të lumtur”, ka shkruar Blerim Xhemaili.

xhemailii