Xhaka te klubi i ri për 25 milionë euro

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka mund të transferohet në Inter, për 25 milionë euro.

Granit Xhaka mund të transferohet në Inter, për 25 milionë euro. Mesfushori i Borussia Monchengladbach kërkohet nga “Nerazzurrët”.

Dhe, sipas portalit “Calciomercato.it”, ylli kosovar mund të nënshkruajë në Giuseppe Meazza, përcjell “Lajmi.net”.

Borussia Monchengladbach e ka caktuar çmimin e Xhakës, të cilin Inter mund ta mbulojë pas shitjes së disa futbollistëve në verë.