Xhaka paralajmëron Mourinhon

Manchester United do të takohet me Arsenalin nesër në kuadër të Premierligës. Si zakonisht, para duelit futbollistët flasin dhe shprehin emocionet e tyre para derbit.

Granit Xhaka ka pohuar para ndeshjes se nesër është dita kur duhet t’i bëjmë krenar Gunners.

“Fitorja është e vetmja gjë. Nesër është dita më e mirë për ta bërë krenar çdo Gunners”, ka shkruar ndër të tjerash Xhaka në Instagram.

Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’ me fillim në ora 13:30.