Xhaka: Në Europa Ligë jemi me një këmbë, e ardhmja…

Granit Xhaka flet për gjasat që kanë për të zënë vendin e tretë në grupin D të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, si dhe titullin e kampionit në Gjermani, për të cilin thotë se gjithçka është e mundur.

Borussia Monchengladbach, sonte luan ndaj Manchester Cityt në udhëtim, në ndeshjen që për gjermanët vlen për kualifikim në Ligën e Evropës. Nëse zënë vendin e tretë atëherë kualifikohen për në Ligën e Evropës.

Borussia ka 5 pikë, dy më shumë se Sevilla e cila luan ndaj Juventusit në shtëpi.

“Ne nuk duhet të gabojmë dhe të mendojmë se mund të mposhtim secilën skuadër pa e bërë këtë. Ne gjithmonë duhet të shkojmë deri në limitet tona. Mund të them se me një këmbë jemi në Europa Ligë”, tha Xhaka për ‘sport1.de’, përcjell GazetaOlle.com

Të shtunën ata mposhtën Bayern Munichun për t’u ngjitur në vendin e tretë në Bundesligë. “Do të doja të fitonim një titull, gjithça është e mundur”, shton ai.

Për Xhakën ka interesim nga klube të mëdha si Atletico Madrid, Bayern e Liverpool, por ai tregon edhe një herë për kontratën që ka.

“Unë kam qëllime të qarta para syve të mirë, pasi kam kontratë deri në vitin 2019 dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen nuk i dihet”, deklaroi Xhaka. /Olle/