Xhaka jep sinjalet e largimit

Europiani ka patur shumë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka krijuar edhe një çështje: Taulant Xhaka. Lojtari polivalent i Kombëtares nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen me Zvicrën, duke treguar nervozizëm pasi doli nga fusha, ndërsa më pas kishte aludime edhe për një dënim tijin në ndeshjen e tretë me Rumaninë.

Gjithsesi deri më tani lojtari apo ndonjë nga stafi i Kombëtares nuk ka folur, ndërsa në portale të ndryshme po qarkullon një lajm për largimin e tij përfundimisht nga Shqipëria. Momentalisht askush nuk di të thotë saktë çfarë po ndodh, por ajo që të bie në sy është fakti që në faqen zyrtare të Taulantit në “Facebook”, nuk gjendet më asnjë foto e tij në EURO 2016. Një kujtim jo i bukur për Xhakën, apo një lamtumirë? Vetëm Xhaka mund të na e thotë…