Xhaka i qetëson të gjithë: Trillime, nuk largohem

Taulant Xhaka i qetëson të gjithë: Do të qëndrojë me Shqipërinë dhe të gjitha lajmet që qarkullojnë e thonë të kundërtën, janë trillime.

Mesfushori 25-vjeçar i Kombëtares e ka thënë diçka të tillë në një prononcim të bituar në “Panorama Sport”, për të cilën shkurtimisht është shprehur: “Nuk është e vërtetë që do të largohem nga Kombëtarja. Nuk e di se kush i trillon këto gjëra. Do të qëndroj me Shqipërinë”.

Xhaka tregohet i qartë në fjalët e tij, duke treguar se gjithçka e thënë këto kohë është pa baza dhe se ai mbetet pjesë e Shqipërisë edhe në të ardhmen.

Diçka të tillë e kishte deklaruar edhe babai i Taulantit, Ragipi, që për mediat në Kosovë u shpreh se djali i tij nuk e ka ndërmend aspak të largohet nga Kombëtarja.