Xhaka i pafat, ndëshkohet me karton të kuq

Granit Xhaka shënoi gol në pjesën e parë, por në të dytën ishte i pafat. Ai u ndëshkua me kartonin e kuq. Paraprakisht, mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbachut kishte një të verdhë, e që në minutën 69 mori edhe të dytin.

Xhaka u largua nga loja, pranë rezultatit 2:2 me Sevillan. Ai shënoi golin e barazimit 1:1.