Xhaka e zbulon se me kë do të jetoj në Londër

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka treguar se në Londër do të jetoj bashkë me gruan e tij.
Ai u zyrtarizua sot si futbollist i Arsenalit, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme.
“Gruaja ime. Ne kemi jetuar së bashku edhe në Monchengladbach.  Po ashtu edhe prindërit e mi janë të lirë të na vizitojnë sa herë duan”, tha Xhaka për Blick.ch kur u pyet se kush do ta shoqëroj në Londër.