Xhaka e viziton Haradinajn në Francë (FOTO)

Ragip Xhaka, babai i yjeve të futbollit, Taulant e Granit Xhaka, i cili si gjithmonë është afër popullit të vetë, e vizitoi sot në Francë Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëriun Ramush Haradinaj.

Në pyetjen se cili ishte qëllimi i kësaj vizite, zotëri Xhaka u shpreh: “Është në kulturën tonë kombëtare që të jemi pranë njeri-tjetrit në shqetësime e në halle. E kam bërë këtë vizitë me zemër, në emrin tim dhe të djemve të mi, Taulantit e Granitit, dhe mbare familjes Xhaka për ta nderuar zotëriun Haradinaj. Unë në vizitë isha së bashku me shokun tim të idealit, me Gjavit Bajraktarin”, deklaroi Xhaka për “Zërin”.

Se si është ndier gjatë kësaj vizite, Ragip Xhaka vazhdon: “Kam ndier natyrisht dhe ndiej dhimbje për padrejtësinë që po bëhet ndaj tij dhe shpresoj shumë se organet franceze do ta vënë në pah drejtësinë për lirimin e zotëri Haradinajt”, përfundoi babai i dy futbollistëve të njohur kosovarë.

Image