“Wenger Out” është bërë hit në internet, Shkumbin e Vigan Hashani flasin rreth idesë dhe realizimit

“Wenger out”. Mesazhi simpatik i Shkumbin Hashanit dhe shokut të tij Vigan Hashani, tashmë ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe po shpërndahet gjithandej.

Tifozi i Arsenalit e ka shfaqur mesazhin kundër trajnerit të skuadrës londineze Arsene Wenger pas “vuajtjeve” që po iu shkakton tekniku francez tifozëve të skuadrës, që ka bërë më shumë se një dekadë pa një trofe të rëndësishëm.

Ai tregon për gazetën idenë e shfaqjes së këtij mesazhi.

“Duke e parë që në të gjitha vendet e botës po shfaqin banderola të tilla, vendosëm edhe unë e Vigani që ta shfaqim në një ndeshje që nuk pati aspak vëmendje. Sinqerisht, nuk kam pritur që ky mesazh të bëjë bujë kaq të madhe”, deklaroi Hashani për “GazetaOlle.com”.

Ky mesazh u shfaq në takimin mes KEK-ut dhe Vitisë që u zhvillua sot në Kastriot.

Megjithatë, mundësitë që t’iu plotësohet dëshira e Hashanëve janë të vogla, pasi që raportimet e fundit nga Londra bëjnë të ditur që Wenger do të mbetet në “Emirates” edhe për dy sezone tjera.

17838740_621240011334157_24613462_o