Witsel refuzon Chelsean, belgu afër këtij gjiganti

Axel Witsel nuk do të transferohet në Premierligë.

Në fakt, mediat britanike së fundmi shkruan se mesfushori belg mund të bëhet futbollisti më i ri i Chelseat gjatë janarit, por tabloidi britanik “Daily Star” ka konfirmuar se futbollisti i Zenitit nuk dëshiron të transferohet në Londër.

Gjithnjë sipas këtyre mediave, futbollisti kualitativ preferon t’i bashkohet Juventusit, i cili e kërkon qe një kohë.

Edhe drejtori sportiv i “Bianconeri”, Beppe Marotta ka konfirmuar se Juve e do lojtarin, të cilin mund ta marrë në janar.