Wilder ‘frikësohet’ nga Fury, merr vendimin befasues

Revanshi mes kampionit të botës në peshën e rëndë, amerikanit Deontay Wilder dhe kubanezit Luis Ortiz do të zhvillohet më në nëntor.

Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej më 28 shtator, por duket se është vendosur që ajo të shtyhet me dy muaj. Një lëvizje strategjike kjo e kampionit të botës në kategorinë WBC, për të evituar një tjetër revansh, atë të 22 shkurtit ndaj Tyson Fury.

Duket se Wilder synon të duelojë në pranverën e 2020-ës ndaj fituesit që do të dalë nga dueli mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua. Shpresa e amerikanit është unifikimi i titujve kampionë bote në peshën e rëndë, objektiv që ai nuk e ka mohuar kurrë, shkruan Botasot.

Wilder dhe Ortiz janë përballur edhe më parë, në mars të 2018-ës dhe kampioni i botës asokohe fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të. Gjithsesi, zyrtarizimi i këtij ndryshimi të programit pritet të zyrtarizohet ditët në vijim.

Tashmë situata në peshën e rëndë bëhet gjithnjë e më interesante, me shumë boksierë protagonistë që dalin në skenë.