West nuk luan ndaj Prishtinës

Skuadra e Pejës, ka njoftuar se është përforcuar me qendrën amerikane Aj West.

Lajmin për GazetaOlle.com, e ka konfirmuar edhe Art Gashi, duke zbuluar se West, nuk do të luaj të dielën në derbin ndaj Sigal Prishtinës.

“West është një lojtar me cilësi të lart dhe besoj që do të na ndihmoj shumë gjatë këtij stinori. Ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Prishtinës, pasi të hënën do t’i bashkohet ekipit”, u shpreh Gashi.