Wesley Sneijder e merr vendimin për të ardhmen

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, pritet ta vazhdojë karrierën në SHBA.

Wesley Sneijder do të jetë ylli i radhës nga Evropa që ia mësyn Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më konkretisht Major Soccer League.

Reprezentuesi holandez do të largohet nga Galatasarayi, pasi që klubi turk nuk e ka ndërmend që t’ia vazhdojë kontratën dhe interesim të menjëhershëm për ish-mesfushorin e Interit, ka shfaqur Montreal Impact.

Nëse Sneijder transferohet te skuadra kanadeze do të luajë përsëri me mesfushorin shqiptar Blerim Xhemajli, me të cilin kanë luajtur për një kohë të shkurtër te Galatasaray.

wesleysneijder-cropped_1qrc2v4gg2qxw1wpj20jrs4ma1 sneijder_1441791020-533881 sneijder-2-e1413027000511