Werderi i jep një lajm të keq Rashicës

Skuadra gjermane, Werder Bremen, i ka dhënë një lajm të keq futbollistit kosovar, Milot Rashica.

Klubi gjerman ka vendosur që ta shes partnerin në sulm të Rashicës, gjermanin Max Kruse, raporton GazetaOlle.com.

Kruse dhe Rashica ishin fenomenal në stinorin e fundit për Bremenin, duke e afruar skuadrën e tyre në pjesën e sipërme të tabelës.

Kjo dyshe i dha hijeshi performancës së skuadrës, pasi ishte një nga dyshet më dinamike në Bundesligë. Kujtojmë se Werderi realizoi gol në të gjitha ndeshjet e stinorit të kaluar, përveç asaj kundër Bayern Munichut në xhiron e 34-të.

Kruse zyrtarisht kaloi te Fenerbahçe në Turqi, edhe pse për ish-kapitenin e Bremenit pati interesim edhe nga Interi në Itali. /Gazeta Olle/

Milot Rashica dhe Max Kruse