Wenger nën presion

Arsene Wenger insiston se është në presion që të ketë sukses në Arsenal dhe beson se forma e ekipit të tij do të jetë vitale, në pjesën e mbetur të sezonit. 65-vjeçari e pësoi një goditje të mërkurën e kaluar, kur “Gunners” pësuan humbje në shtëpi 1:3 nga Monaco në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, duke iu zbehur gjasat për kualifikim në çerekfinale të këtij kompeticioni.

“Unë e kam ekzakt të njëjtin presion si trajnerët e tjerë. Unë dua të fitoj ndeshje të futbollit dhe mosfitorja ndaj Monacos ishte një zhgënjim i madh, por kjo është një pjesë e lojës. Është e vërtetë se në katër vjetët e fundit ne nuk kemi shkuar në çerekfinale dhe kjo është arsyeja se përse rezultati i së mërkurës është zhgënjyes. Gjithçka shkoi kundër nesh për një natë”, deklaroi trajneri francez. Wenger beson se Arsenali mund ta mbyllë sezonin mirë, sa më lart të jetë e mundshme në tabelë.