Wenger me koment të papritur për Xhakën: Ai është një…

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka komentuar incidentin e Granit Xhakës me tifozët.

Wenger ka theksuar se Xhaka është një lojtar intelegjent, përkundër asaj që ndodhi.

“Ka njerëz që kanë shumë pasion, me presionin që kanë, me zhgënjimin që bartin, nganjëherë ata kanë reagime që nuk i dëshironi”, deklaroi Wenger.

“Mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, ndryshe nga ajo se çka kam dëgjuar kohëve të fundit. Ai në fund kërkoi falje dhe mendoj se kjo është ajo çka trajneri ka dashur nga ai”.

I pyetur nëse Xhaka kishte cilësi prej kapiteni, Wengeri tha se ai ishte kapiten edhe te Borussia Monchengladbach.

“Ai ishte kapiten te Monchengladbachu. Nuk mendoj se ishte kapiten me mua, ndoshta varet, në ndeshjet e Europa League apo Kupës së Ligës, por nuk e di”, përfundoi trajneri francez.