Wenger: Henry paguhet për të thënë gjëra të pavërteta

Pas barazimit të Arsenalit me Sunderlandin 0:0, legjenda e klubit londinez, Thierry Henry, kishte deklaruar që Arsenali nuk mund ta fitojë titullin me një sulmues të kalibrit Olivier Giroud, duke dyshuar në aftësitë e tij.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Arsene Wenger, i cili një ditë më vonë ka thënë që Henry paguhet për të dhënë deklarata të tilla.

“Henry është analist dhe paguhet për të thënë gjëra të tilla. Ne të gjithë e dimë se si funksionojnë mediat moderne, sidomos në TV. Ata të detyrojnë që të bëhesh kontraverz sepse të paguajnë shumë”, deklaroi Wenger.

Arsenali me shumë gjasë do ta mbyllë këtë edicion të Premierligës në vendin e tretë, që e bën edhe këtë sezon të skuadrës së Wenger si të dështuar. /Gazeta Olle