Wenger flet për Aubameyang, sulmohet ashpër nga drejtori i Dortmundit

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit ka sulmuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, i cili foli haptazi për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Dortmund është përfolur gjatë ditëve të fundit për një kalim tek Arsenal dhe Wenger, kur u pyet për lojtarin nga Gaboni, shprehu mendimin e tij për sulmuesin këmbëshpejtë.

Image result for aubameyang

“Po, një karakter mund të jetë shumë pozitiv ose shumë negativ. Por po të shohësh arritjet që ka gjatë karrierës së tij, ai ka bërë mirë dhe karakteri është përdorur në një mënyrë pozitive”.

Image result for wenger

Zorc nuk ishte i kënaqur me komentet e trajnerit francez dhe është kundërpërgjigjur menjëherë: “Mendojmë se është një mungesë respekti kur përfshihesh në aferat e lojtarëve që nuk luajnë për ekipin tënd”.

“Nuk ka asnjë kontakt me Arsenalin. Ne vetëm mund të hamendësojmë se Wenger ka shumë për të menduar për lojtarët që ka në dispozicion”.

Aubameyang është pezulluar nga Dortmund tri herë brenda një viti, por mund të rikthehet të premten ndaj Hertha Berlinit. “Ai është një opsion për ndeshjen. Për momentin çdo gjë është nën kontroll”, ka deklaruar Zorc. /Gazeta Olle/

Image result for michael zorc