Warriors në finale, Curry i papërmbajtshëm ndaj Rockets

Golden State Warriors e ka siguruar një biletë për në finalen e madhe të NBA, pas fitores së thellë kundër Houston Rockets.

Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave iu takoi Warriors, të cilët në fund triumfuan 109-90.

Më meritori për këtë sukses të Warriors ishte pikërisht Stefan Curry i cili shënoi 26 pikë, duke e lënë kështu në hije dyshen e Rockets, Harden-Howard, që shënuan 32 pikë në total.

Në këtë mënyrë, Golden State ka arritur të kualifikohet në finale pas plot 40 vitesh.

Aty do të takohet me skuadrën e Cleveland, me finalen që do të na dhurojë edhe sfidën mes dy yjeve Stephan Curry dhe Lebron James. /Gazeta Olle