Vllaznia godet Ferizajn, i tregon çfarë e pret nesër

Kapiteni i Vllaznisë së Pozheranit, Armend Miftari, shprehet se ndaj Ferizajt do të jetë ndeshje shumë e vështirë.

Gjithsesi, ai shpreson shumë që Vllaznia do t’i gëzohet fitores.

Sipas Miftarit, Vllaznia është gati të shkruajë historinë, derisa tregon edhe pikat më të forta të ekipit.

1463881_10201792743356631_1024811051_n

“Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe për fitore. Motivi i KF Vllaznia është të shkruajmë historinë. Ne si ekip jemi përgatitur në shumë aspekte të lojës sidomos në mesfushë dhe kemi një mbrojtje stabile po ashtu edhe një sulm të frikshëm për Ferizajn”, tha Miftari për “Bota Sot”.

Ai tregon se çfarë e dallon nga Ferizaj skuadrën e tij.

“Nuk mundem me veçuar diçka që ku dallohet më shumë se jem një ekip i mirë, një grup i lojtarëve të mirë, por më së shumti në mbrojtje”.

Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë zhvillohet nesër me fillim prej orës 14:00 në stadiumin “Riza Lushta”.

FB_IMG_1496349372846