Vazhdon largimi i vendorëve te Vushtrria, përshëndetet edhe Zuqaku

Pas Jetmir Topallit e Bashkim Shalës, nga Vushtrria largohet edhe një futbollist tjetër.

Bajram Zuqaku do të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër.

Ai ka konfirmuar për Gazetën Olle se po i shqyrton opsionet tjera për të ardhmen.

Zuqaku prej vitesh është ndër lojtarët më të dalluar të Vushtrrisë, por duket se kryesia e klubit dhe shtabi teknik mendojnë ndryshe.