Vushtrrinë e pret dënimi

 Krahas humbjes nga Gjilani, Vushtrrinë e pret dënimi edhe nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Është Komisari i Garave, Ismet Ahmeti, ai që ka ngritur procedurë disiplinore ndaj klubit dhe dy lojtarëve vushtrrias, bazuar në raportin e ndeshjes.

Vushtrria është në procedurë shkaku i hyrjes në fushë të tifozëve në minutën 84. Lojtarët Yll Prekopuca dhe Endrit Latifi ndodhen në ‘listën e zezë’ shkaku i kartonëve të kuq, shkruan GazetaOlle.com.